Akoma me mllef, Jozi merr vendimin drastik ndaj Gjestit pas deklaratës në komisariat





Pas largimit të tij nga “Big Brother VIP Albania”, duket se tensionet mes Jozefin Markut dhe Besart Kelmendit (Gjestit) nuk kanë marrë fund.

Edhe pse ngjarja e rëndë brenda shtëpisë – ku Jozi e goditi fizikisht Gjestin në sy të publikut – përfundoi me përjashtimin e tij dhe një procedim penal në gjendje të lirë, veprimet e fundit të Jozit tregojnë se përplasja nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të spektaklit.

Në një veprim simbolik, por shumë domethënës, Jozi ka fshirë të gjitha postimet në Instagram ku shfaqej me Gjestin. Më tej, ndjekësit vunë re se ai ka hequr edhe emrin e Gjestit nga lista e të ndjekurve, duke treguar se vendimi për të prerë çdo kontakt me të është i qëllimshëm dhe i menduar.

Ky veprim vjen pak ditë pas deklaratës së Jozit në polici, ku ai justifikoi dhunën me “provokimet e vazhdueshme” të Gjestit gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ndjekësit në rrjete sociale kanë komentuar gjerësisht vendimin e tij, ku një pjesë e konsiderojnë si një mënyrë për të ruajtur imazhin e vet pas daljes, ndërsa të tjerë e shohin si një vazhdimësi të mungesës së reflektimit për një akt që u dënua gjerësisht nga publiku dhe figurat publike.

Megjithatë, ky largim virtual i Jozit nga çdo lidhje me Gjestin, konfirmon se përplasja mes tyre nuk është shuar dhe se marrëdhëniet e tensionuara nuk kanë gjetur asnjë formë pajtimi, të paktën për momentin.