Tronditet Tom Doshi, merr lajmin e hidhur pak para zgjedhjeve, ja çfarë fshihet pas…





Dy kandidatë të Partisë Socialdemokrate të drejtuar nga Tom Doshi janë tërhequr nga gara për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Lezhës. Bëhet fjalë për Leonard Trokthin dhe Etmond Stojanin, të cilët ishin pjesë e listës së hapur me shtatë kandidatë të PSD-së në këtë qark.

Sipas burimeve për A2 CNN, të dy kanë dorëzuar zyrtarisht dorëheqjet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke e çuar në 17 numrin total të kandidatëve që janë tërhequr deri më tani nga gara në nivel kombëtar.

Në dokumentet zyrtare të paraqitura pranë KQZ-së, Trokthi dhe Stojani deklarojnë se tërheqja vjen për shkak të “pamundësisë aktuale për t’u përfshirë në fushatën zgjedhore”, duke shtuar se vendimi është përfundimtar dhe i parevokueshëm.

Megjithatë, për shkak të afateve të shtypjes dhe shpërndarjes së materialeve zgjedhore, emrat e tyre do të vazhdojnë të figurojnë në fletët e votimit, ndonëse ata nuk do të jenë më aktivë në garën elektorale.

Tërheqja e këtyre kandidatëve ka ngjallur reagime dhe diskutime në qarqet politike lokale, ndërkohë që mbetet të shihet nëse do të ketë të tjera dorëheqje në ditët në vijim ndërsa fushata intensifikohet.

Dorëhiqen 2 kandidatë të Tom Doshit në Lezhë

Dorëhiqen 2 kandidatë të Tom Doshit në Lezhë