Tom Doshi i merr ‘asin nën mëngë’ Edi Ramës! PS në alarm, nuk i marrin dot 70 deputete nëse…





Kryepleqtë janë kryesisht njerëz të fortë në territor, me lidhje tribale e zakonisht edhe kriminale, që kanë imponuar politikën, e cila e ka pranuar për kollajllëk këtë strukturë…

Tomë Doshi po investon fort në këto zgjedhje për të marrë me vete ato struktura elektorale socialiste që kanë ekzistuar jashtë organizatave partiake në territor, duke qenë ndihmëse si “forca speciale”.

Struktura që janë joshur ndër vite për të tërhequr ato pjesë të elektoratit, ose më mirë të personazheve në territor që bëjnë të ditur se janë aty ditën e zgjedhjeve, duke ushtruar presion mbi zgjedhësit e duke menaxhuar më pas punën e errët të natës.

Bëhet fjalë për struktura që janë akuzuar si pjesa e nëntokës dhe që kanë ndikuar në çdo process.

Këto janë grupet e të fortëve, por edhe të ashtuquajturat struktura paralele, kryesisht rurale, që udhëhiqen nga kryepleqtë. Një strukturë e spostuar prej kohësh nga ligji i reformës administrative.

Por, edhe pse ligji prej vitit 2015 nuk i parashikon më kryepleqtë, në realitet ata qëndruan kryesisht në zona me bazë rurale. Madje jo vetëm në fshatra, por edhe qytete të mëdha i Tirana.

Këta kryepleq, madje, kanë vijuar të kenë të drejtën jashtëligjore të siglonin shkresat e vjetra për konfirmimin territorial të një prone. Siglim që nuk kishte dhe nuk ka asnjë fuqi ligjore, por duke qenë njerëz me influencë të pushtetit e kanë bërë kundrejt pagesës për vite e vite.

Kryepleqtë janë kryesisht njerëz të fortë në territor, me lidhje tribale e zakonisht edhe kriminale, që kanë imponuar politikën, e cila e ka pranuar për kollajllëk këtë strukturë.

Pasi nuk ka preferuar një marrëdhënie me njerëzit, të cilët jo thjeshtë kanë halle që kërkojnë zgjidhje, por nuk janë ‘garipa’ si kryepleqtë që japin rryshfet.

Ndaj të deleguarit, deputetët, ju kanë dhënë pushtet, madje më të madh se militantët. Duke i punësuar familjarë e pasues. Këto pazarëxhinj janë kthyer ndër vite në problemtikët e mos zgjidhjes së ngërçit të pronave dhe legalizimeve pasi kërkonin ‘plaçkë’ për vete e për pushtetarët.

E zullumi i trashur ka sjellë një situate, ku sot besueshmëria e tyre ka rënë, ndaj kanë nisur të shesin influenca politike. I pari që ka vënë ‘kurth’ në harabelat e kryepleqve ka qenë Tomë Doshi, i cili mësohet se i ka ofruar edhe para, edhe pse e di se forca e tyre elektorale është ‘pesë me hiç’. Toma në këtë rast shpreson të mos jetë hiç, po pak afër pesës.

Situata ka pasur një zhvillim dhe PS ka marrë ‘feedback’ nga anëtarësia se nuk i duan kryepleqtë ndaj i ka ‘gjuajtur’ Toma; në Kashar, Yzberisht, Vaqarr, Farkë, Kamëz, Dajt, Vorë e zona të tjera rurale. Natyrisht me lejën e Ramës, i cili e ka vërtetuar se vota e tyre do ti kthejë kundër elektoratin historik të PS.

Ndaj edhe në Shkodër PSD votoi kundër PS dhe u bashkua me PD, për të treeguar se janë grupim i fortë. Që në fakt e kanë bërë me lejën e Edi Ramës për të prodhuar mandate anti- PS për partinë e Tomë Doshit. I cili duket qartë që është i shqetësuar se SPAK do të nisë çështjen ndaj tij, e pikërisht për këtë edhe duke qenë Non- grata nga SHBA e Britania, ka kandiduar zyrtarisht. Kandidaturë, e cila ende nuk është certefikuar./Pamfleti