Shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP Albania”, vazhdon të jetë epiqendra e vëmendjes mediatike dhe të diskutimeve në rrjet. Banorët e sezonit të katërt janë kthyer në figura të përditshme në jetën e publikut, duke dhuruar emocione të forta, rrëfime personale, tensione dhe momente të papritura gjatë bashkëjetesës.
Finalistët e këtij edicioni, Laert Vasili, Rozana Radi, Gjesi dhe Egli Tako, u intervistuan sot nga moderatoret Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro.
Në intervistën e parë, Laert Vasili ndau përjetimet e tij brenda shtëpisë dhe ndikimin emocional që ky format pati mbi të.
Jonida: Ke deklaruar që “nuk jam shenjtor”. Çfarë i dhe Big Brother-it?
Laerti: I dhashë versionin e vërtetë të vetes – Laertin që njihej jashtë dhe që sot reflekton një tjetër dimension. Nëse publiku më ka pranuar kështu, do të thotë se ia kam dalë.
Jonida: A ishe i përgatitur për dashuri?
Laerti: Jo, aspak. Dashuria vjen papritur, si rrufe, dhe të djeg. Nuk isha i përgatitur emocionalisht, ndjenja më erdhi pa vetëdije.
Laerti pranoi se më parë kishte paragjykuar formatin, dhe se në hyrje nuk kishte pritshmëri për lidhje apo përfshirje emocionale, por përvoja e brendshme ndryshoi rrënjësisht perceptimin e tij.
“Patjetër që do ketë një takim jashtë për të sqaruar shumë gjëra – ato që janë thënë dhe ato që nuk janë thënë,” shtoi ai.