‘Gjesti u çmend për Olsin’ Reagon Xheneta: Vetëm për mua ishte xheloz, kur të dalë do…

Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje gjatë puntatës së fundit të spektaklit “Big Brother VIP Albania” ishte reagimi i banorit Besart Kelmendi – Gjesti gjatë takimit të Olsit dhe Eglit në shtëpi. Kamerat kapën një shprehje të fytyrës së Gjestit që u interpretua nga shumë ndjekës si xhelozi e hapur, duke e kthyer menjëherë në një moment viral në rrjetet sociale.

Situata u tensionua më tej pas përfundimit të spektaklit, kur Gjesti zhvilloi një bisedë të drejtëpërdrejtë me Eglin, duke e pyetur hapur se përse ajo e përqafoi Olsin në fund të takimit. Kjo skenë ndezi diskutime të gjera në rrjet, ku fansat e çiftit të përfolur nisën të ndajnë mendime të kundërta për reagimin e tij.

Ky moment u trajtua edhe në puntatën e fundit të emisionit “Trotuar”, ku temë diskutimi ishte pikërisht xhelozia brenda shtëpisë së famshme. Në panel ishte e ftuar edhe ish-banorja Xheneta Fetahu, e njohur për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta dhe komentet me nota ironike.

E pyetur mbi ndjesitë që mund të ketë përjetuar Gjesti në atë moment dhe nëse kishte shenja të vërteta xhelozie në fytyrën e tij, Xheneta reagoi me një të qeshur ironike. Ajo e minimizoi plotësisht situatën, duke deklaruar:

“Ai nuk kishte fare xhelozi në atë moment. Gjestin xheloz mund ta shihni vetëm në videot tona nga ‘Big Brother VIP Kosova’, por jo këtu.”

Deklarata e saj ndezi sërish debatet mes fansave të Gjestit dhe atyre që e shohin këtë reagim si shenjë të një lidhjeje më të thellë mes tij dhe Eglit, pavarësisht se çifti nuk ka konfirmuar ndonjë raport dashurie.

Reagimi i Gjestit dhe ndërhyrja e Xhenetës tregojnë edhe një herë se dinamika emocionale brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” vazhdon të mbetet një nga temat më të komentuara të momentit, duke nxitur kuriozitetin e publikut për të zbuluar nëse mes Gjestit dhe Eglit ka vërtet ndjenja apo gjithçka mbetet në kufijtë e një loje televizive.