E PAFALSHME, Shqiptaret perfundojne spitaleve, Blendi Fevziu merr ne mbrojtje kompanine qe solli mish me salmonele

Nje nga skandalet me te medha te ketyre diteve ne Shqiperi ka qene shperndarja e mishit me salmonele nga kompania Dimal, e cila ua ka sherbyer shqiptareve ne tavolinat e tyre. Por kjo kompani me paturpesine me te madhe ka vendosur te mbrohet duke perdorur Blendi Fevziun.

Ne vend qe te gjithe ta denojne kete kompani, e cila per perfitimet e saj luan me shendetin e shqiptareve, Blendi Fevziu me emisionin e tij Opinion dhe me televizionin Klan ka vendosur ta marre ne mbrojtje kundrejt nje pagese te majme nga kompania.

Ata na kane servirur nje kronike pocaqie per shikuesit shqiptare, duke i shfajesuar fajtoret e vertete, me qellim qe ata te vijojne tregtine duke futur ne Shqiperi mishin skandaloz qe e marrin me cmim pertoke dhe e shesin me cmime te kripura.

Lexoni me poshte si e trajton kroniken Blendi Fevziu me ze dhe figure dhe televizioni Klan.

Njëra prej kompanive që e kishte marrë një sasi shumë të madhe mishi pule të kontaminuar me salmonelë ishte edhe kompania Dimal, e cila e ka rikthyer mbrapsht ngarkesën.

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Leonora Plasa, menaxhere e përgjithshme e Dimal tregon me hollësi proceset e sigurisë ushqimore në të cilat kalon një produkt në këtë kompani.

Plasa tregon se si fillim ato janë njoftuar nga furnitori për sasinë e mishit të kontaminuar me salmonelë, por ndër të tjera ajo ka treguar hallkat e kontrollit në të cilat do të kalonte ajo sasi mishi, nëse do t’i kishte ardhur rradhë për përdorim.