‘E dashura e la, i mori shp*rtin…’ Zbulohet e kaluara e errët e Jozit – dhe pse beri 3 vjet burg ne Zvicër (video)

Pas incidentit të rëndë që tronditi gjysmëfinalen e spektaklit Big Brother VIP Albania 4, ku konkurrenti Jozefin Marku goditi fizikisht artistin Gjesti gjatë transmetimit live, kanë nisur të dalin në dritë informacione shqetësuese mbi të kaluarën e tij jashtë kamerave.

Sipas raportimeve nga “Prive by Liberta Spahiu”, Jozi është denoncuar më parë për dhunë fizike nga një ish-partnere gjatë kohës që jetonin bashkë në Zvicër.

Burime të sigurta bëjnë me dije se pas denoncimit, ai është arrestuar dhe ka vuajtur një dënim me burg për një periudhë rreth trevjeçare, nga viti 2020 deri në 2023 – një periudhë që përkon me vitet e pandemisë.

Juristë zviceranë të kontaktuar nga mediat lokale sqarojnë se dënime të tilla për dhunë në familje jepen vetëm në raste të përsëritura dhe me prova të forta, duke theksuar seriozitetin e akuzave me të cilat është përballur Jozi.

Ndërkohë, burime të afërta me ish-partneren kanë deklaruar se ajo ka ndërprerë çdo kontakt me të pas dënimit, ndërsa vuajtja e dënimit është kryer në një nga kantonet frankofone të Zvicrës.

Këto të dhëna hedhin më shumë dritë mbi të kaluarën e ish-banorit të BBV, duke rritur edhe më shumë reagimet publike ndaj incidentit të ndodhur brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri.