E bujshme! Olsi Bylyku shperthen ndaj Top Channel por e detyrojne ta fshije, ja cfare zbuloi per Gjestin (Foto)

Pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë transmetimit live të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, ku konkurrenti Jozi goditi fizikisht Gjestin dhe u përjashtua menjëherë nga formati, kanë nisur reagimet e figurave publike që shprehin shqetësim për nivelin që ka arritur programi.

Një prej zërave më kritikë ishte ai i aktorit dhe moderatorit Olsi Bylyku, i cili ka qenë dikur vetë pjesë e formatit. Reagimi i tij, edhe pse u fshi pak më vonë, sipas burimeve të “Zone Vip”, u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe përmbante kritika të forta ndaj mënyrës se si menaxhohet programi nga Top Channel.

“Phyyy, phyyy, phyyyyyy! Kjo është ajo ‘loja’ që ju ofrohet si ‘lojë’ nga televizioni që ju aq shumë e doni!” – shkroi Bylyku, duke shprehur zhgënjimin dhe indinjatën për ngjarjen e ndodhur para një audience të gjerë.

Sipas tij, ky nuk është thjesht një incident i izoluar, por një pasojë direkte e një klime të krijuar qëllimisht nga produksioni për të rritur audiencën përmes tensioneve dhe përplasjeve.

“Nuk është fajtor asnjë aktor, miq! Është regjizori i kësaj ‘shfaqjeje’,” – theksoi ai, duke hedhur përgjegjësinë mbi drejtuesit dhe jo mbi konkurrentët.

Bylyku e cilëson ngjarjen si një “shpullë mediatike” për publikun, duke i bërë thirrje shikuesve të mos e pranojnë dhunën si formë zbavitjeje. Ai rikujton gjithashtu që largimi i tij nga formati në të kaluarën kishte ardhur pikërisht për shkak të mospërputhjes me parimet e tij personale dhe profesionale.

Në përmbyllje të reagimit, aktori apelon për reflektim nga ana e publikut:

“Hiqni dorë nga mendimi që gjithçka është zbavitje. Çdo gjë është E VËRTETË!”

Reagimi i plotë: